Postuar më: 20 Prill 2016

Udhëzim i miratuar në datën 20 Prill 2016

Udhëzim i miratuar në datën 20 Prill 2016

U DH Ë Z I M
PËR

SHFUQIZIMIN E UDHËZIMIT NR.3, DATË 27.11.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË UDHËZIMIT NR.1, DATË 18.7.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E DHËNIES ME QIRA TË TOKAVE BUJQËSORE TË PANDARA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Udhëzimi nr.3, datë 27.11.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e përkohshëm të udhëzimit nr.1, datë 18.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara””, shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe kryetarët e bashkive, në juridiksionin e të cilave ndodhen tokat bujqësore të pandara, objekt i qiradhënies, për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.