Postuar më: 20 Shkurt 2019

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shkurt 2019

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shkurt 2019:

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.103/2016, “PËR AKUAKULTURËN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.103/2016, “Për akuakulturën”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 7, fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Zonë e përcaktuar për akuakulturë (ZPA)”, është një sistem planifikimi hapësinor apo zonimi, i kryer në nivel rajonal ose kombëtar;”.
2. Pas pikës 18 shtohet pika 19, me këtë përmbajtje:
“19. “Instalime në pronësi shtetërore”, tërësia e ndërtimeve që shërbejnë për kultivimin e organizmave ujorë, të tilla si vaskat, kanalet furnizuese dhe shkarkuese, inkubatorët, laboratorët, magazinat frigoriferike, si dhe çdo ndërtim tjetër që shërben për akuakulturë dhe që janë në pronësi ose në përgjegjësi menaxhimi të një enti shtetëror.”.

Neni 2

Pika 1, e nenit 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. ZPA-ja përfshin zona të veçanta, të caktuara, përfshirë edhe instalimet në pronësi shtetërore, me qëllim aktivitetin e akuakulturës, së bashku me infrastrukturën në shërbim të saj.”.

Neni 3

Pas nenit 44 shtohen nenet 44/1 dhe 44/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 44/1
Organizatat e prodhuesve
1. Organizatat e prodhuesve të sektorit të akuakulturës krijohen me nismën e prodhuesve të produkteve të akuakulturës dhe të njohura sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.
2. Në momentin e njohjes së organizatës së prodhuesve nga ministri, duhet të mbahen parasysh nevojat dhe gjendja specifike e prodhuesve të vegjël.
3. Një organizatë e prodhuesve që përfaqëson aktivitetet e akuakulturës mund të krijohet si organizatë e përbashkët e prodhuesve në sektorët e peshkimit dhe të akuakulturës.
Neni 44/2
Objektivat e organizatave të prodhuesve
1. Organizatat e prodhuesve në sektorin e akuakulturës ndjekin objektivat, si më poshtë vijon:
a) Nxisin realizimin e aktiviteteve të qëndrueshme të akuakulturës të anëtarëve të tyre, me anë të mundësive të zhvillimit të ofruara në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit dhe legjislacionit në fushën e mjedisit, duke respektuar politikën sociale;
b) Sigurojnë që aktivitetet e anëtarëve të tyre të jenë në përputhje me planet strategjike kombëtare;
c) Synojnë të sigurojnë që ushqimet për akuakulturën me origjinë nga peshkimi, të vijnë nga peshkimi i menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme.
2. Përveç objektivave të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, organizatat prodhuese ndjekin dy ose më shumë objektiva, si më poshtë vijon:
a) Përmirësojnë kushtet për vendosjen në treg të produkteve të akuakulturës së anëtarëve të tyre;
b) Përmirësojnë performancën ekonomike;
c) Stabilizojnë tregjet;
ç) Kontribuojnë në furnizimin me ushqim dhe promovojnë standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe, në të njëjtën kohë, promovojnë punësimin në zonat bregdetare e rurale;
d) Zvogëlojnë ndikimin mjedisor të akuakulturës.
3. Organizatat e prodhuesve mund të ndjekin objektiva plotësues të objektivave të mësipërm.”.

Neni 4

Pas pikës 3, të nenit 50, shtohen pikat 4 e 5, me këtë përmbajtje:
“4. Pezullimi i përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, nuk zbatohet për instalimet, pronë ekzistuese shtetërore të akuakulturës.
5. Kontratat e lidhura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilave u mbaron afati përpara miratimit të ZPA-së, konsiderohen të vlefshme deri në miratimin e ZPA-së. Zgjatja e afatit të këtyre kontratave, deri në miratimin e ZPA-së, do të bëhet me kërkesë të ushtruesit të veprimtarisë së akuakulturës. Kërkesa për zgjatjen e afatit të kontratës refuzohet në rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 25, të ligjit.”.

Neni 5
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.103/2016, “PËR AKUAKULTURËN”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.103/2016, “Për akuakulturën””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2016 PËR PROJEKTIN “PROGRAMI I INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE I””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projekligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2016 PËR PROJEKTIN “PROGRAMI I INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE I”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës Së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2017 PËR PROJEKTIN “ZHVILLIM I QËNDRUESHËM I ZONAVE RURALE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2017 PËR PROJEKTIN “ZHVILLIM I QËNDRUESHËM I ZONAVE RURALE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN “SIGURIA E DIGAVE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9965, DATË 24.7.2008”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr.9965, datë 24.7.2008”, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN “SIGURIA E DIGAVE”, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9965, DATË 24.7.2008

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr.9965, datë 24.7.2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E TA R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TE GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2017, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR RINOVIMIN E KONVIKTEVE NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË TIRANËS, SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS ENERGJETIKE, FAZA III””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2017, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR RINOVIMIN E KONVIKTEVE NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË TIRANËS, SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS ENERGJETIKE, FAZA III”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës Së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN, DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, TË PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL, PËR SHQIPËRINË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.66/2017”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, e 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr.66/2017”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN, DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, TË PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL, PËR SHQIPËRINË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.66/2017

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr.66/2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.