Postuar më: 13 Shkurt 2019

Hapet thirrja e katërt për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës për vitin 2019

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim, deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme. 

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj. 

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/   

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim

a-  CV e aplikantit;

b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;

c-  Lista e notave;

d- Një leter motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/